×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Kurti mbledh sot ministrat, ky është rendi i plotë i ditës

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 9:06
    Fotografi nga një mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

    Në mbledhjen e ekzekutivit që pritet të fillojë në ora 11:00, në rend të ditës janë gjithsej 27 pika.

    Pika e parë e rendit të ditës është Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE’së për Reforma dhe Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pikat tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe miratimi i disa propozim vendimeve lidhur me shpronënësimet e disa pronave që preken nga ndërtimi i rrugëve.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 22 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Malit të Zi.

    Do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit të 13 dhjetorit 2022 për miratimin e Planit të Veprimit të Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio Ekonomik të Krizës Energjetike.

    Ky është rendi i plotë i ditës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!