×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 9:46

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta-s, ku një shqiptar 30-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në prani të dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.

    Mediat italiane raportojnë se burri i ka marrë jetën gruas së tij, 24 vjeç, duke e mbytur. Incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, si pasojë e një konflikti familjar të tensionuar, përballë dy fëmijëve të tyre.

    Autori i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!