×
  • Lajme
  • Lajme / Sulmi terrorist i 24 shtatorit

    ​Masa të shtuara të sigurisë, para fillimit të seancës për rastin Banjska

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 9:54

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, duhet të deklarohen lidhur me fajësinë.

    Para Gjykatës Themelore në Prishtinë janë vërejtur masa të shtuara të sigurisë para nisjes së seancës për Banjskën.

    Kujtojmë se më 25 shtator janë sjellë Gjykatës Themelore në Prishtinë  tre të dyshuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërpritet seanca fillestare me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre, menjëherë pas identifikimit të të dhënave personale të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lidhur me sulmin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, tri javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 45 personave.

    Prokurori i rastit, Naim Abazi kishte thënë se ky rast përfshin ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal të përbërë nga 45 persona të cilët dyshohen për veprat penale kundër rendit kushtetues juridik, kryerja e veprave terroriste, financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash.

    “Ndër të akuzuarit kryesor është edhe udhëheqësi kryesor i grupit, Milan Radoiçiq, cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, kishte deklaruar Abazi.

    Këta janë tre të dyshuarit që dolën sot para gjykatës për rastin në Banjskë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!