Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar drejt Dubrovnikut, ku pritet ta përfaqësojë vendin në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidencës njofton se në këtë samit Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.
“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se Osmani ditët e fundit ka qëndruar në Tivat të Malit të Zi, ku ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Bërdo Brionne.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.