Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë e një operatori, i cili trajtonte ilegalisht nënprodukte shtazore, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikatë për media, AUV bën me dije se pos mungesës së dokumentacionit, hapësirat s’kishin kushte teknike sanitare për të ushtruar veprimtarinë.
Ekipi inspektues ka urdhëruar largimin dhe tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve. Nga aty u larguan rreth 500 kilogramë nënprodukte.
“Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike. Përveç se bie ndesh me ligjin ai njëkohësisht mund ta rrezikojë shëndetin publikë. Menjëherë pas masave ekzekutive të mbylljes, Do të përballet edhe me masat vijuese të ndjekjes përmes organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.