Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi të bërë në platformën “X”, ka thënë se është lajm i mirë zhbllokimi i CEFTA-së, ndërsa ka shpërndarë postimin e bërë nga ministrja e jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ambasadori Rohde ka shkruar në “X” se Kosova do të përfaqësohet tani nga zyrtarët e saj, e jo nga UNMIK-u.
Tutje ai shton se ky është një hap i madh për të vazhduar përpara për pjesëmarrje të barabartë.
“Vërtet një lajm i mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajona”, ka shkruar Rohde në “X”.
/Reporteri.net/
Indeed good news for 🇽🇰 and the entire region: CEFTA has been unblocked and from now on, 🇽🇰 will be represented by its own officials, as it should be, rather than by UNMIK. A major step forward for equal representation and participation in this regional body! https://t.co/QTnAQItmzo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 9, 2024