×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Audio-incizimi i Kusari-Lilës, Kica-Xhelili: Njerëzit në Kosovë s’meritojnë kaq shumë manipulim dhe gënjeshtra

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 17:12

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se pushteti nuk e ka problemin tek koordinimi me Listën Serbe, por tek zbulimi që po koordinohen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se qytetarët e Kosovës s’meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra.

    Sipas saj, Kosova e meriton një lider si Lumir Abdixhiku.

    Reagimi i plotë:

    A ju kujtohen sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese?

    Eh – me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.

    Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është inçizuar.

    Kosova e njerëzit e saj të mirë nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra. Për besë nuk e kemi luksin t’i vrajmë ëndrrat tona kaq brutalisht.

    Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale.

    Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!