×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i MPB-së

    Sveçla priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 17:23

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas.

    Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Komandantin Ulutas për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë në Republikën e Kosovës.

    Ky bashkëpunim mes institucioneve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa Komandantit Ulutas ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!