×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Haxhiu takohet me Kryetaren e Gjykatës Speciale, MD jep detaje

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 19:28

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me Kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e MD’së thuhet se në këtë takim u diskutua për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre.

    “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trendafilova. Gjatë takimit u diskutua për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!