Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net. zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Gashi tha se hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.