×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Dy persona rrëmbejnë një burrë në Prizren, e dërgojnë në Shqipëri – atje kapen nga policia

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 9:46

    Dy burra kanë rrëmbyer një tjetër në Prizren dhe më pas e kanë dërguar në Shqipëri. Atje, të dyshuarit janë kapur nga policia shqiptare.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është shtetas i Shqipërisë ndërkaq tjetri i Kosovës.

    Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!