Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar rreth takimit që ka pasur sot në Vjenë me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Bislimi ka thënë se me Lajçak kanë diskutuar për rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë diskutuar edhe për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve.
“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Bislimi.
In our Embassy in Vienna I met today w/EUSR Lajcak to discuss the way forward in the dialogue process which would guarantee full implementation of the Basic Agreement & its Annex. We also spoke about preparations for an upcoming Brussels meeting at the level of chief negotiators. pic.twitter.com/GjnoX9BzDI
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 10, 2024
Për takimin njoftoi fillimisht Lajçak.
“Ne kemi diskutuar në detaje për implementimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën për Normalizim”, ka thënë Lajcak.