Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “ngacmim”. I njëjti ka dalë sot para gjykatës, ku është vendosur për lirimin e tij nga paraburgimi.
Për arrestimin e tij, është mbajtur sot edhe një protestë në veri të vendit.
Gjykata ia ka ndaluar Arsenijeviqit t’i afrohet më shumë se 40 metra Visar Sylës, shefit të stafit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për një muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.