×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Anëtarësimi i komunave veriore në AKK, Aliu i përgjigjet VV-së – publikon dokument

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 15:05

    Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajt dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së Kadri Rrahimajt, kryetar i Kamenicës, dhe Dimal Bashës, deputet i PDK-së, i cili e quajti Aliun “gënjeshtar”.

    Aliu i ka quajtur këto deklarata si “valë e shpifjeve”.

    Tutje, ai ka publikuar disa dokumente.

    “Në valën e shpifjeve për anëtarësimin e pagesat e anëtarësisë së komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ja dëshmitë që flasin zëshëm e pakundërshtueshëm për të vërtetën” – ka shkruar Aliu.

    Gjatë ditës së djeshme kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka demantuar përfaqësuesit e VV-së, të cilët po pretendojnë anëtarësimin e komunave veriore në këtë institucion.

    Ai ka bërë me dije se katër komunat veriore janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Aliu ka shkruar se këto komuna paguajnë edhe anëtarësinë në AKK. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!