×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    E dhimbshme: Vdes 32-vjeçari shqiptar në aksident trafiku në Itali

    Reporteri
    12 Tetor 2024 | 10:30

    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në provincën e Frosinone. Mjeti tip “Ford Focus” me të cilin po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga, është rrotulluar disa herë dhe është përmbysur.

    Ndërkohë, të plagosur mbetën tre shtetas të tjerë që udhëtonin me 32-vjeçarin, po ashtu shqiptarë.

    Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor. /Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!