Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për postimin që bëri lidhur me pagën mesatare, ku tha se me qeverinë Kurti, paga mesatare është rritur për 104 euro.
Rukiqi ka thënë se paga mesatare neto në vtin 2023 është 506 euro, por se me inflacionin prej 22 përqind, vlera reale e kësaj page është 395 euro.
Postimi i tij:
Propaganda nuk kalon
– 506 euro është paga mesatare neto në vitin 2023. Me inflacionin prej 22%, vlera reale e kësaj page është: 506 -22 % (506 euro – 111 euro) = 395 euro.
– 17% është rritë paga mesatare neto në 4 vitë të kësaj Qeverie
– 22 % janë rrië çmimet
– 50 % janë rritë çmimet e produkteve bazike (bukë, vaj, sheqer, qumësht)
– 60% e kësaj page shkon për ushqime dhe barna (rekord negativ krahasuar me të gjitha vendet në Evropë).
Ska nevojë me lexu libra, për të bërë këto llogari secili nga ne.
Sa merrni me propagandë, sigurone së paku bukën për ushtrinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.