Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se gjatë mandatit të Qeverisë, pagat janë rritur për kabinetin qeveritar 50 për qind, dhe 6.8 euro në fund të mandatit për sektorin publik.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se secili që flet për shifra në ekonomi, dhe injoron inflacionin, gënjen.
Postimi i saj:
Gjatë mandatit të kësaj qeverie, janë dy vendime për rritje të pagave: rritja e pagave për kabinetin qeveritar 50% në fillim të mandatit, rritja e pagave për sektorin publik 6.8 euro në fund të mandatit.
E kam thënë më herët, por e përsëris prapë që kush do që flet për një shifër në ekonomi, për një indikator dhe e injoron inflacionin, thënë me së buti po gënjen.
IINFLACIONI
2021: 3.4 %
2022: 11.6 %
2023: 4.9 %
2024: 2 %
Norma mesatare e rritjes së çmimeve gjatë këtij mandati është 22%, por produktet që na duhen për konsum për çdo ditë kanë pasë ngritje të çmimit mbi 50%.
Për plot gjëra Qeveria edhe mund të manipuloj me statistika, por janë disa gjëra me të cilat askënd s’mund ta mashtroni, për shembull për çmimet dhe pagat, sepse secili qytetar e din sa e merr pagën dhe gjithashtu e din se çka mund të blej me atë pagë sot.
Paga Bruto sot sipas ASK-së del të jetë me e madhe në krahasim me disa vite me parë, por qytetarët e dinë se të vetmën rritje të pagave që ka bë Qeveria ka qënë para dy muajve në shumën 6.8 Euro, ndërsa sektori privat ka reflektu për shkak të inflacionit galopant që ka ndodhë gjatë kësaj kohe dhe për shkak të ikjes masive të fuqisë punëtore.
Pra edhe nga të dhënat zyrtar është fakt se norma e inflacionit gjatë kësaj përiudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së, që dmth. se gjatë qeverisjes Kurti ka rënë fuqia blerëse e qytetarëve të vendit dhe këtë ata e përjetojnë çdo ditë.
Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së.