×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Geci ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar rreth komunikatës 59, njofton vëllai i tij

    Reporteri
    12 Tetor 2024 | 20:38

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka njoftuar se vëllai i tij, Fadil Geci ka udhëtuar për në Hagë, për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

    Sipas ish-deputetit Geci, dëshmia e vëllait të tij në Gjykatën Speciale do të jetë e hapur dhe do të flitet për një deklaratë të Rexhep Selimit, i cili po ashtu është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale.

    Geci ka përmendur komunikatën numër 59, për të cilën thotë se kanë punuar qe 26 vjet për ta zbardhur.

    “Sot erdhi dita e shumëpritur për të fluturuar për në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës, e dëshmitarit dhe buldozherit të luftës dhe politikës rugoviane, vëllat tonë, Fadil Geci.

    Dëshmia e tij do të jetë e hapur,që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë dekleratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: “ Pse ke shkruar të pavërteta”,përgjigjja e Polarit ishte:” Po du me i shkatrrue plotësisht”, shkruan Geci ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!