×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Policia raporton për një rast dhunimi në Pejë, i dyshuari arrestohet, viktima dërgohet në QKUK

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 8:57

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një grua ishte dhunuar nga një person në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten e 11 shtatorit rreth orës 23:00.

    Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QKUK.

    Njoftimi i plotë:

    DHUNIM

    Pejë 11.10.2024-23:00. Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!