Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një rrahje mes disa personave në qytetin e Pejës, shkruan Reporteri.net.
Në vendngjarje të pranishëm kanë qenë dhe dy zyrtarë policorë, jashtë detyrës zyrtare, e që njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.
Katër persona janë arrestuar e më pas me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Pejë 12.10.2024 – 22:00. Është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar, njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm/afër dy zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare të cilët kanë intervenuar, gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.