×
  • Lajme
  • Lajme / Mynih

    Kurti: Pa mërgatën s’do të arrihej lufta për çlirim dhe pavarësia

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 10:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë ka thënë se afër 120 mijë bashkëatdhetarë jetojnë e punojnë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Facebook, ku dhe ka publikuar një video gjatë vizitës, Kurti ka shkruar se pa mërgatën nuk do të arrihej lufta për çlirim e deri te pavarësia.

    “Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve.

    “Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, shkroi Kryeministri.

    “Edhe na atje në Kosovë që se dimë gjermanishten kemi filluar me i thënë njëri-tjetrit “schatz”, por kështu i themi vetëm atyre që e duan atdheun fort dhe kontribuojnë”, ishte një pjesë e fjalimit të Kurtit.

    Ai premtoi se do të ndahen mjete edhe për mësimin e gjuhës shqipe.

    “Mësimi i gjuhës shqipe është kushti që integrimi pa asimilim nuk është vetëm i dëshirueshëm por edhe i mundshëm”, tha Kurti para të pranishëmve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!