×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Bogdanoviq: Rakiq u rrah brutalisht nga “Brigada e Veriut”, i ka borxh të madh financiar kryeterroristit Milan Radojiçiq

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 17:41

    Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.

    “Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.

    “Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se Goran Rakiq është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radoiçiq janë të mëdha! As për mua, le të shfarosim njëri-tjetrin deri në fund!”, ka shkruar Bogdanoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!