×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Shifra alarmante: 70 persona vdiqën këtë vit nga aksidentet rrugore

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 19:35

    70 persona kanë vdekur nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti si pasojë e aksidenteve të trafikut. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha për Gazetën Online Reporteri.net.

    Ai se nga këta 70 persona që kanë humbur jetën, 55 për qind e tyre kanë qenë ngasës dhe 24 për qind të aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.

    “Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës së këtij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Ai ka bërë apel për të gjithë pjesmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë shenjat rrugore.

    “Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, tha Hoxha. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!