×
  • Lajme
  • Lajme / Takime me disaporën

    Kurti takon bashkatdhetarët në Këln: Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 20:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në shtetin e Gjermanisë ku atje po takon shqiptarët që jetojnë atje.

    Sot ai ka takuar bashkatdhetarët në qytetin e Këln-it, ku ka falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë për vendin tonë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës.

    “Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, tha Kurti.

    Kujtojmë se Kurti dje takoi bashkatdhetarët në Mynih dhe Shtutgart. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!