×
  • Lajme
  • Lajme

    Mefail Bajqinovci: 80% e mërgatës do të votojnë për Kurtin, i besojnë VV-së

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 23:38

    Lëvizja Vetëvendosje po mbanë tubime në Gjermani me mërgimtarët, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

    Për këto takime ka folur deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i cili ka dhënë një mesazh për opozitën në Kosovë.

    Ai ka thënë se 80% e mërgatës do të votojnë për Kurtin, ata i besojnë VV-së, shkruan Reporteri.net.

    “Opozita thoshte se mërgata ka ndryshuar mendje!. E vërtetë se mërgata ka ndryshuar, tash do e votojë me mbi 80% Albinin, mërgata i beson Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Bajqinovci.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!