Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pak orë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për mungesën e ushqimit të FSK-së e ka qaujtur Qeverinë Kurti të paaftë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se përtej kritikave, fokus primar në këtëseancë e kanë angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem.
Postimi i tij:
Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë.
Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.