Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur se më 21 tetor do të mbahet ankandi i 13-të për vitin 2024.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, thuhet se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 10 milionë euro, raporton gazeta online Reporteri.net.
Tutje, thuhet se investimi në Obligacione është i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu, iu garantohet me kohëzgjatje prej tri vitesh dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministries.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.