Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë identifikuar tre mjete të dyshuara të cilat po transportonin mall të kontrabanduar në vlerë rreth 120 mijë euro.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se personat të cilët kanë drejtuar mjetet, s’kishin dokument mbi prejardhjen e mallit, raporton gazeta online Reporteri.nte.
“Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS, me ç’rast kanë identifikuar 3 automjete të dyshuara, të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar. Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120.000 € pa llogaritur edhe shmangiet doganore. Lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me 3 automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një kombi furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit”, thuhet në komunikatën e plotë.
Teksa në vijim, kanë renditur mallrat e gjetura dhe të sekuesruara:
-1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare
-250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare
-makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë
-shkrepëse gjithsej 2000 copë
-shishe xhami për nargjile 50 copë
-shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë)
Në përfundim, kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent, malli dhe automjeti janë sekuestruar.
/Reporteri.net/.