×
  • Lajme
  • Lajme / PDK

    Deliu-Kodra: I madh dhe i vogël në VV e kanë hallin për tendera – Kurti po e rren diasporën

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 13:49

    Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme ku po diskutohet për furnizimin me ushqim në FSK, ka thënë se është e papranueshme që në vitin 2024 në Kuvend të flitet për ushtarët që sot nuk kanë bukë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas saj, deputetët e kësaj partie kanë hallin vetëm për tendera.

    “Në kohën kur bota flet për fuqizim të ushtrive, debati këtu është se a kanë sot apo nesër ushtarët e Kosovës. E njëjta qeveri që i ka lënë pa paga veteranët, i ka lënë sot në mëshirën e fatit djemtë dhe vajzat e Kosovës. Kjo ndodhë në kohën kur Kryeministri na flet për luftë e kërcënime prej Serbisë. I madh e i vogël i kësaj partie hallin e kanë për tendera”, tha ajo.

    “Këta deputetë që sot po thojnë se opozita duhet me reflektu, janë këta që i kanë vëllezërit përgjegjës brenda këtij institucioni”, tha deputetja e PDK-së, duke ju referuar këtu deputetit të VV-së, Enver Dugolli.

    “Deri këtu kemi mbrri si shtet, çohet kryeministri flet para mërgatës për meritokraci, e thotë se s’ka pozita që kanë përkatësi partiake. Kurti e thotë për ata njerëz që krejt zullumin janë duke e bërë në këtë institucion, e që i përkasin kësaj partie, përshkak të këtyre pozitave partike, e që ai po i rren diasporën”, tha Deliu-Kodra.

    Për deputeten e PDK-së, kjo gjendje është rezultat emërimeve partiake në këtë institucion.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!