×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime për të kaluarën kriminale

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 16:24

    Policia e Kosovës nga data 1 nëntor 2024 nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga Policia, ku thuhet se Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime.

    Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale. Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Po ashtu, thuhet se ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili sipas tyre, shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!