×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Aliu për rrugën Prishtinë-Podujevë: Progres i dukshëm – na kanë vonuar punët e mbrapshta, por s’na kanë ndalur

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 19:44

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Prishtinë-Podujevë.

    Aliu ka thënë se ky projekt i rëndësishëm, që lidhë Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë postim nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të përfundojë saktësisht rruga, por javë më parë ka premtuar se do të përfundojnë punimet brenda këtij mandate.

    “Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, ka shkruar Aliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!