×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtyhet më 25 nëntor seanca për Sali Berishën

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 14:01

    Seanca paraprake e parashikuar të mbahej sot për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë mbi dosjen “Partizani” është shtyrë.

    Avokatët kanë pretenduar se ka pavlefshmëri njoftimesh pasi sipas tyre janë bërë papërfunduar afati ligjor. E kështu gjykatësja Flojera Davidhi vendosi shtyrjen e seancës.

    “Për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të dosjes seanca është shtyrë për datën 25 Nëntor ora 12:00. Seanca është caktuar përpara 10-ditëshit që ne kemi në dispozicion për të njohur aktet. Mos harroni që janë 160 mijë faqe. Ne i kemi marrë aktet. Problemi është që pjesa e leximit, ato duhet të selektohen, kush janë të dobishme për çështjen se ka ujëra material”, tha avokati Genc Gjokutaj.

    I vetmi i pranishëm në sallë ishte biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërsa pjesa tjetër vendosi të përfaqësohej vetëm me avokatët.

    “Zoti Berisha nuk është e nevojshme të paraqitet. Në seancat që janë procedurale prezenca nuk është e nevojshme, por sigurisht që zoti Berisha në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij do të çmohet nga ne dhe ai, dhe sigurisht ai është pjesë e procesit si në prezencë dhe në mungesë”, sqaroi avokati i ish-kryeministrit Berisha./Tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!