×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Përfshihet nga zjarri një ndërtesë 10 katëshe në Shqipëri, tre zjarrfikës dhe një banor dërgohen në spital

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 20:06

    Një pallat në Lezhë është përfshire nga flakët mbrëmjen e sotme (27 Tetor), si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës.

    Tre zjarrfikës dhe një banor raportohen deri tani të asfiksuar.

    Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit. Flakët dhe tymi kanë shkaktuar panik dhe prej dy orësh luftohet për normalizimin e situatës.

    Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!