×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për Qeverinë: Dështimet po i mbulon me temën e Asociacionit e veriut

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 13:22

    “Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa”, ka deklaruar kështu Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

    Pas mbledhjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se gjatë këtij mandati, qeveria aktuale “ska kryer asnjë punë”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Madje sipas tij, Qeveria po i “mbulon dështimet”, me temën e Asociacionit, veriut dhe Urës së Ibrit.

    “Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar. Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka theksuar Tahiri.

    Po ashtu, Tahiri pretendoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po i ikën ballafaqimit në Kuvend “pasi s’ka asnjë arritje”.

    Më tej, ai e ka prezantuar një dokument, i cili sipas tij është e 23 marsit të këtij viti.

    Me ç’rast, Tahiri u shpreh se aty janë nënshkrimet e kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani, ku ai thotë se janë zotuan për themelimin e Asociacionit.

    “Kjo letër këtu, është letra e 23 marsit, të këtij viti, ku të tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit. Pra, çka doni më shumë se tre nënshkrime të tre udhëheqësve të shtetit, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe të presidentes që thotë se ne zotohemi se do ta themelojmë Asociacionin”, ka përfunduar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!