×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Kurti mirëpret pjesëmarrësit e garave ndërkombëtare të pingpongut që po zhvillohen në Kosovë

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 15:32

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Ballkonin e Qeverisë ka mirëpritur sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtare që po zhvillohen në Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kurti u uroi sportistëve ndërkombëtarë mirëseardhje në Kosovë, derisa i ka falënderuar të gjithë për rolin dhe kontributin në sportin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi.

    “Këtë vit në garat e WTT Youth Contender, të cilat u zhvilluan nga 24 deri më 27 tetor, morën pjesë sportistë nga 14 shtete. Pingpongisti Imran Duraku, zuri vendin e dytë për Kosovën në kategorinë U11. Në kategoritë U15 dhe U19 fitues dolën pingpongistët nga Anglia, Belgjika, Bullgaria dhe Korea e Jugut. Mbrëmë, kryeministri Kurti ishte i pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku ndoqi nga afër finalet e kësaj gare”, thuhet në njoftim.

    Nga 30 tetori deri me 1 nëntor, po në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet edhe gara e dytë ndërkombëtare e pingpongut, ËTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë sportistë nga 31 shtete.

    “Kjo është hera e parë që Federata e Pingpongut të Kosovës po organizon garat e WTT, që cilësohet si ngjarja më e madhe e pingpongut e organizuar ndonjëherë në vendin tone”, thuhet në përfundim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!