Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të burgosurit në Burgun e Dubravës po ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.
Përmes një njoftimi SHKK ka bërë të ditur se të burgosurit po marrin pjesë aktivisht në punimet që përfshijnë lyerjen e mureve dhe shtrimin e dyshemesë, për të të krijuar një mjedis më të sigurtë dhe më të pastër, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Në kuadër të aktiviteteve të punës së të burgosurve në institucionet korrektuese, në Burgun e Sigurisë së Lartë, të burgosurit janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.
Ata po marrin pjesë aktivisht në punimet që përfshijnë lyerjen e mureve dhe shtrimin e dyshemesë me epoksit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të pastër.”, thuhet në njoftimin e SHKK.
Sipas njoftimin ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të brendshme, por edhe nxitjen e të burgosurve për të zhvilluar aftësi pune dhe përgjegjshmëri, duke ndihmuar kështu në procesin e rehabilitimit të tyre.