×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    “Rolex”, laptopë e telefonë – Dogana njofton se ka sekuestruar mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 16:09

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mallra të padeklaruara në vlerë mbi 30 mijë euro.

    Në njoftimin e Doganës është bërë e ditur se janë zënë dhe konfiskuar 11 telefonë të mençur, laptopë dhe orë të markës së njohur “Rolex”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në kuadër të kontrollit të rrepta nga Dogana e Kosovës në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë. Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Gjithashtu sot në mëngjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €.”, është bërë e ditur nga Dogana e Kosovës.

    Sipas njoftimit zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.

    “Te gjitha mallrat i janë nënshtruar sekuestimit deri ne përfundimin e procedurave Doganore, si dhe palët e involvuara jane gjobitur në pajtueshmëri me Kodin Doganor. Vlera e mallrave të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro “, thuhet në njoftim.

    Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!