Bagëtitë e imta në disa zona të Myzeqesë, veçanërisht në Bishan dhe Povelçë, janë përballur me një dukuri të pazakontë që po sjell ngordhjen e deleve, por edhe të qengjave të sapolindur,
Vetë barinjtë dhe blegtorët tregojnë se kjo vjen si pasojë e mungesës së dezinsektimit të zonës dhe pranisë së kolonive të mushkonjave që po përhapin këtë lloj infeksioni me pasoja të rënda për blegtorët, edhe pse ata shprehen se kanë kryer vaksinimin e tufave, raporton A2 CNN.
Problem për blegtorët është edhe mungesa e vaksinës së brucelozës për të imtat, edhe pse drejtuesit e drejtorisë rajonale të bujqësisë u kanë premtuar disa herë se vaksina do të vijë së shpejti. Vetëm në zonat e Bishanit dhe Povelçës, janë të regjistruara mbi 3 mijë krerë të imta, që mbahen në 15 stane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.