×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i LDK-së

    Abdixhiku për pushtetin: Ata flasin për të kaluarën, unë po të tregoj se si bëhet e ardhmja

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 22:51

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për dallimin ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. 

    Ai thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, merret vetëm me të kaluarën, kurse ai dhe LDK tregojnë se si bëhet e ardhmja.

    Abdixhiku deklaroi se ai u flet qytetarëve se çka do të bëj që në javën e parë të qeverisjes, e nuk ju flet për histori.

    “Këta kanë betejën me të kaluarën, unë kam betejën me të ardhmen. Ky është dallimi kryesor. Këta merren me qeveritë e kaluara, unë po të tregoj se si bëhet e ardhmja. Unë po them pagat janë të pamjaftueshme. Këta merren me vitet e kaluara, unë s’do të flasë për të kaluarën, unë flas për të ardhmen. Sepse ndonjëherë qeveritë duhet të maten me atë që bëjnë në të ardhmen, për të kaluarën nuk është çështje e kësaj qeverie. Sepse nuk e ndryshon të kaluarën, e të ardhmen po”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.

    Po ashtu Abdixhiku ka thënë se  Serbia e do një Kosovë të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht. Sipas Abdixhikut, një Kosovë të dobët dhe të izoluar, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.

    “Serbia e do një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku .

    Ai ka përmendur edhe çështjen e sanksionimit të Kosovës nga aleatët.

    Po ashtu, kreu i LDK-së ka renditur edhe marrëveshjet që ka bërë Serbia me aleatët e Kosovës. “Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën. Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik”, ka thënë ai.

    Sipas Abdixhiku, Kosova ka sanksione dhe ka mungesë të njohjeve e anëtarësimeve.

    Abdixhiku, ka folur edhe për mësimin gjithë-ditor duke thënë se edukimi është një prej çështjeve fundamentale për Republikën e Kosovës.

    Ai ka thënë se gjendja aktuale me edukimin në Kosovës, është më shqetësuesja. “Unë ndihem i shqetësuar që një fëmijë i klasës së pestë në Kosovë, ka dijen e fëmijës së klasës së dytë në Gjermani, mere me mend. Arsyeja pse kemi një disproporcion të tillë është fare e thjeshtë. Fëmijët në Kosovë rrinë vetëm 4 orë në shkolla, nuk po qëndrojnë në shkolla”, ka thënë Abdixhiku.

    Sipas tij, arsyeja pse s’qëndrojnë nxënësit në shkolla është se s’ka kushte. “Pse s’ka kushte, sepse s’ka kuzhina, ushqim e staf që qëndron aty. Ne kemi nisur në disa shkolla me mësimin gjithë ditor në kryeqytet. E këtë e kemi edhe në programin politik. Do të synojmë që në 5 pilot projekte të Kosovës, do të bëhet mësimi gjithë ditor”, ka thënë Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!