Pas mjegullës orëve të mëngjesit, nga pjesë lindore të vendit, ditën e parë të nëntorit, mbeten më gjatë vransira të ulëta. Nuk do të mungojnë intervalet me diell, megjithëse vransira shtresore të larta kalojnë pasdite.
Frynë erë e lehtë veriore e veriperëndimore 1-3m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 18C, njofton Prishrina Weather.
E shtuna karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe një rritje të temperaturave në 18C e 19C. Më vonë gjatë natës me kalimin në ditën e diel, vransira fillojnë të shtrihen mbi vend, me afrimin e një fronti të ftohtë që zbret temperaturat maksimale në 12C.
Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Nga dita e hënë mot i kthjellët, por më i ftohtë, me minimale që zbresin në 0C e -2C të martën në mëngjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.