Ka vdekur një person i cili u aksidentua në aksin rrugor Kllokot – Viti, mbrëmë pas mesnatës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Reporteri.net, tha se dyshohet që automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.
Ndërkaq, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrgor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humbe kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe rrotulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërronë jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu dejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Hashnit për gazetën online Reporteri.net.
Në përfundim, ai tha se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi do të dërgohet në mbajtje.
/Reporteri.net/.