Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka realizuar premtimin për sigurimin jetësor e shëndetësor për zyrtarët policor, duke theksuar se për këtë çështje nuk është bërë as “minimumi”.
“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku theksoi se “ata meritojnë më mirë” dhe që “ndryshimi po vjen”.
Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëtarët e saj akoma vazhdojnë të punojnë për sigurinë e vendit, por pa sigurim shëndetësore për ta.
Në secilat zgjedhje, partitë politike premtojnë për sigurim shëndetësor dhe jetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Sigurimi jetësor e shëndetësor për Policinë e Kosovës ishte premtuar edhe nga kryeministri aktual Albin Kurti, mirëpo asnjëherë nuk u bë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.