×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Integrimi i Kosovës në NATO i rëndësishëm për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 13:31
    Evoto

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, ka takuar homologen e saj kanadeze, Mélanie Joly.

    Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se Gërvalla ka theksuar rëndësinë e veçantë të integrimit të Kosovës në NATO për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Po ashtu, ajo ka vlerësuar lart angazhimin e Kanadasë në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes së Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

    “Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, znj. Mélanie Joly. Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Kanadasë për Kosovën dhe ndërtimin e partneritetit të fuqishëm ndërshtetëror. Përgjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit në kuadër të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ministrja Gërvalla vlerësoi lart angazhimin e Kanadasë në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes së Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Gërvalla theksoi se integrimi i Kosovës në NATO është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!