Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi.
Ai është liruar pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë, e cila është aprovuar nga Gjykata në shumën prej 20 mijë euro, që do të jetë garancë që personi i pandehur do jetë prezent në procedurat sa herë që ftohet nga organet e rendit në këtë çështje penale”, tha Nikiçi për Reporteri.net.
“I njëjti dyshohet për vepën penale, ndihmë në kryerjen e veprës së rëndë penale – lëndim trupor. Pasi kemi pranuar disa ekspertiza për lëndime të lehta trupore të shkaktuara ndaj viktimave me siguri kjo vepër penale do të rikualifikohet”, përfundoi ai.
Reperi stresi u vetëdorëzua dje në Policinë e Kosovës, pasi ishte në kërkim për më shumë se dy muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.