×
  • Lajme
  • Lajme / PDK

    Gruda: Në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të Deharit, LVV-ja paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 11:42

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, Vetëvendosje duhet të punojë për zbardhjen e rastit të tij.

    Komenti i tij erdhi pasi Vetëvendosje ka paraparë disa aktivitetet më këtë përvjetor, ndër to edhe turne shahu dhe ping-pongu.

    “Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

    Reagimi i plotë:

    Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

    Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

    E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!