×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    “Kosova udhëhiqet nga një qeveri e paaftë”, “Mashtruesve po u vie fundi”, kritikat që sot LDK e PDK ia bën pushtetit

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 16:38

    Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës edhe këtë vikend kanë adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke e quajtur të paaftë, që luan me ndjenjat e njerëzve, por sipas tyre po i vie fundi, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kosova udhëhqiet nga një qeveri e paaftë dhe populliste.

    “Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste, çmimi i së cilës është i papërballueshëm për të gjithë qytetarët pa përjashtim, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike përgjatë historisë 35-vjeçare. Përplasja me aleatët tanë thelbësorë, me ata që bënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë bashkë me ne, për secilin të djathtë, e secilin patriot në Kosovë. Kosova është në një krizë të thellë ekonomike”.

    “Këtë gjendje ne të djathtit s’mund ta pranojmë, ne të djathtit e republikës s’duhet ta pranojmë. Prandaj prezenca jonë është jetike, e domosdoshme, prandaj zgjedhjet e ardhshme duhet t’i merrni si jetike”, tha Abdixhiku.

    Kurse, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se me Kurtin në pushtet Kosova është aq keq, prandaj i duhet një kryeministër si Bedri Hamza.

    Ai ka kritikuar Vetëvendosjen se pasi mori pushtetin harroi kauzën e tyre, zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit.

    “Shah e ping-pong me Deharin! Shah, ping-pong e përformanca artistike paska organizuar LVV-ja për ta shënuar 8-të vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. Si munden aq shpejt ta harrojnë kauzën e tyre, zbulimin e vdekjes së Astritit? Duke qenë në pushtet më shumë se 4 vjet, në këtë përvjetor do të duhej të dilnin me zbulimin e të vërtetës së vdekjes së tij, jo të organizojnë lojra shahu e pingponu. Mjaft luajtën pingpong me këtë familje që u manipulua qëllimisht”, ka shkruar ai.

    Haxhiu ka pyetur pse gjatë Qeverisë Kurti humbën mostrat e Astrit Deharit dhe u dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    “Përse në mandatin e tyre humbën mostrat e Astrit Deharit, përse u dogj Instituti ku ndodheshin ato? Sot para familjes dhe qytetarëve do të duhej këtyre pyetjeve t’u jepnin përgjigje. Besa, edhe shumë pyetje tjera, si ndodhi që të dy djemtë e Avni Deharit të bëjnë vetëvrasje brenda një kohe të shkurtë e që për Arbnorin nuk flitet, as për vetëvrasjen e tij, si ndodhi? Kush e shtyu deri në vetëvrasje? Mjaft luajtët pingpong me ndjenjat e njerëzve, mashtrues të cilëve po u vie fundi. Me Kurtin në pushtet Kosova është aq keq, prandaj i duhet një kryeministër si Bedri Hamza për ta bërë #MaMirë”, ka shkruar Haxhiu.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!