×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i Progresit 2024 vlerëson angazhimin e Presidentes Osmani për gratë, paqen dhe sigurinë

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 11:11

    Raporti i Progresit 2024 ka veçuar përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në promovimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS).

    Kështu ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    Më tutje thuhet se një nga ngjarjet kryesore ishte organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mblodhi mbi 1,000 pjesëmarrës nga më shumë se 40 vende.

    Po ashtu është bërë e ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!