Policia e Kosovës ka arrestuar një person i dyshuar për vjedhje në dy lokale mobishop në Deçan, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sipas njoftimit thuhet se vjedhja është kryer në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, kur dy persona kanë depërtuar me forcë në dy lokale dhe kanë vjedhur: telefonë, laptopë, ipad dhe një shumë të parave.
“Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, mё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.