Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik, ka takuar ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuata Mizuuchi.
Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe të Kosova dhe Japonisë, përfshirë fushat e bashkëpunimit bilatera, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.