70 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në Kosovë në periudhën janar-shtator 2024.
Kështu del sipas analizave të Policisë së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas analizave që ka bërë policia del se 39 prej tyre kanë qenë shoferë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Reporteri.net se 55 për qind e viktimave kanë qenë drejtuesit e automjeteve.
“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer”, tha Hoxha.
Policia ka apeluar për sa më shumë kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Andaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti shofeëet që gjatë qarkullimit në rrugë të jenë më të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, në të kundertën masa ligjore të ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia në vazhdimësi.”, ka thënë Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.